Ronaldo në lamtumirën e tij: Ky grup futbollistësh do të nderohet përgjithmonë

Lajme

Cristiano Ronaldo u largua nga “skena” pa përsëritur dot suksesin e 8 viteve më parë në Francë.

Portugalia u eliminua mbërmjen e djeshme nga Euro 2024 pas goditjeve të 11-metërshave ndaj Francës.

Gjithsesi ai lë pas një karrierë brilante, ku ka fituar gjithçka me fanellën lusitane, duke u bërë një prej futbollistëve më të mirë të botës.

Në një reagim të minutave të fundit në “Instagram” Ronaldo nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin, ndërsa theksoi se ky grup i futbollistëve të Portugalisë do të mbahet mend gjithmonë.

“Ne donim më shumë. Ne meritonim më shumë, sidomos për Ju (i drejtohet tifozëve). Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për të gjitha çfarë kemi dhënë deri më tani. Për gjithçka çfarë kanë dhënë këta futbollistë, si brenda e jashtë fushe, ata do të nderohen përgjithmonë. Gjithmonë bashkë!”, thekosi Cristiano.



sport,Euro 2024,Ronaldo , Euro 2024,Ronaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *