Gjermani-Danimarkë 2-0: mbyllet sfida
90’+5 – Sfidë personale mes Kai Havertz dhe Schmeichel. Portieri danez i mohon sulmuesit gjerman gëzimin për të shënuar një dopietë.
90’+2 – Wirtz ka arritur të mposhtë Schmeichel. Por goli anulohet menjëherë për pozicion jashtë loje: konfirmon VAR.
68’ – Gjermania ka dyfishuar shifrat. Është Musiala që pas një aksioni të shpejtë ka arritur të mposhtë portierin Schmeichel
66’ – Mundësi për Danimarkën. Højlund kundër Neuer sërish. Sulmuesi i United në zonën e penalltisë gjuan me të majtën duke gjetur përsëri gati portierin e Bayern.
59’ – Gjermania, shumë pranë dyfishimit me Kai Havertz. Sulmuesi i Arsenalit çlirohet në fushë të hapur, ballë për ballë me Schmeichel, por topi shkon jashtë.
53’ – Havertz nuk gabon. E majtë e ulët e sulmuesit gjerman. Schmeichel e kupton, por nuk e arrin.
51’ – Vetëm pesë minuta pas anulimit të golit të Andersen nga VAR-i, Oliver akordon një penallti për gjermanët pas rishikimit në monitor: në mënyrë sensacionale, është pikërisht prekja e dorës së Andersen (në një krosim të Raum) që sjell penalltinë.
48’ – Danimarka kalon në avantazh me anë të Andersen. Gjithçka ndalet: VAR e anulon për një pozicion jashtë loje në zhvillimin e aksionit.
46’ – Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë në Dortmund. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.
45’ – Mundësi sensacionale për Danimarkën. Rinisje perfekte për djemtë e Hjulmand: 2 kundër 1 për danezët me Delaney dhe Højlund, por Neuer bllokon tentativën e sulmuesit të Manchester United.
42′ – Besim i tepërt nga Schlotterbeck, i cili, duke lënë zonën e tij ia lë topin Højlund, i cili goditi pjesën e jashtme të rrjetës.
37′ – Schmeichel sensacional përballë Havertz – Mundësi e artë për sulmuesin gjerman, por Schmeichel është i jashtëzakonshëm dhe shpëton skuadrën e tij.
36’ – Rinis ndeshja. Oliver ia jep topin Gjermanisë dhe gjithçka nis përsëri.
36’ – Ndërpritet ndeshja në BVB Stadion Dortmund, një rrufe ka bërë që gjyqtari Oliver të ndalë gjithçka. Kushtet atmosferike janë rënduar dhe dy skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.
23’ – Kur jemi në çerekun e parë të ndeshjes, rezultati i deritanishëm i ndeshjes është 6 konkluzione (4 prej të cilave në objektiv) me 1, në favor të Gjermanisë; ndërsa posedimi i topit është rreth 60% në favor të të besuarve të Nagelsmann.
20’ – Vjen edhe gjuajtja e parë e Danimarkës. Eriksen kontrollon topin nga jashtë dhe gjuan drejt portës. Duhet një Rüdiger i vëmendshëm për të devijuar goditjen në një këndore dhe për të shmangur kështu kërcënimin danez.
8’ – Kimmich provon nga distanca, duke gjetur gati Schemichelin, i cili e dërgon topin në goditje këndi.
4’ – Gjermania kalon menjëherë në avantazh me një goditje me kokë të mbrojtësit të saj, Schlotterbeck pas një goditje nga këndi nga e majta. Megjithatë, gjyqtari i sfidws, Oliver njeh një bllokim të parregullt nga Kimmich në qendër të zonës që sjell anulimin e golit.
3’ – Zotërimi i topit në këmbët e Gjermanisë, që tashmë ia ka imponuar ritmin kundërshtarëve.
1’ – Ka nisur sfida, me Gjermaninë që hidhet menjëherë në sulm
Gjermania dhe Danimarka, në fushë për për ndeshjen e dytë të fazës së 16-shes: Musiala, Gundogan dhe Sané pas Havertz. Eriksen dhe Hojlund udhëheqin Danimarkën. Kushdo që kalon do të përballet me fituesin e Spanjë-Gjeorgji.
Gjermani(4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rüdiger, Schlotterbeck, Raum; Andrich, Kroos; Sané, Gundogan, Musiala; Havertz. Trajner: Nagelsmann
Danimarkë(3-4-1-2): Schmeichel; Andersen, Christensen, Vestergaard; Bah, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Eriksen; Skov Olsen, Hojlund. Trajner: Hjulmand
sport,Euro 2024,Gjermania , Euro 2024,Gjermania