Nedim Bajrami “raketë”, mesfushori lë pas sulmuesit e Kombëtares në Euro 2024

Lajme

Nedim Bajrami ishte nga lojtarët kyç të Kombëtares shqiptare gjatë Euro 2024. 25-vjeçari luajti të tri ndeshjet duke dhënë kontributin e tij si në mesfushë dhe sulm.

Bajrami është lojtari kuqezi që ka arritur shpejtësinë më të lartë gjatë Europianit. 34.8 km në orë ishte maksimumi që Bajrami vrapoi në fushë.

Në anën tjetër ka dalluar me driblimet e tij. Askush tjetër nuk ka mbyllur 6 driblime si Bajrami.

Kështu Bajrami nuk spikati vetëm me rekordin e vendosur ndaj Italisë, ku goli i tij pas 23 sekondave ishte më i shpejti në historinë e Europianëve.

Mesfushori ka lënë pas sulmuesit e Kombtares në Euro 2024.



sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare,Nedim Bajrami , Euro 2024,kombetarja shqiptare,Nedim Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *