Gjeorgjia mposht pastër Portugalinë me Cristiano Ronaldon në formacion

Lajme

Gjeorgjia ka mposhtur Portugalinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të grupit F në Euro 2024.

Kjo fitore e dërgon tutje Gjeorgjinë e Willi Sagnol dhe Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa Portugalia e kishte siguruar kalimin tutje, por edhe vendin e parë në grup para ndeshjes.

Edhe përkundër kësaj, Cristiano Ronaldo nuk pushoi, me kapitenin portugez që startoi ndaj gjeorgjianëve në ndjekje të rekordeve.

Por që në minutën e dytë, gjeorgjianët morën epërsinë me Georges Mikautadze që asistoi te Khvicha Kvaratskhelia i cili shënoi për 1-0.

Portugezët kishin disa raste, me Cristiano Ronaldon dhe Francisco Conceicao, por portieri Giorgi Mamardashvil ishte në vend.

Në pjesën e dytë, Gjeorgjia fitoi penallti dhe Georges Mikautadze arriti ta mposht Diogo Costa për 2-0.

Krejt në fund të dy skuadrat kishin dhe nga një rast, por që gola të tjerë nuk kishte.

Portugalia me 6 pikë mbetet e para, ndërsa Gjeorgjia me 4 pikë kalon tutje, si nja nga më të mirat në pozitën e tretë.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *