“Krenar që jam shqiptar”, Taulant Seferi pas eliminimit nga Euro 2024: Eksperiencë e bukur, faleminderit Tifozat Kuq e Zi

Lajme

Kombëtarja shqiptare mbylli aventurën në Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos u renditën ne vendin e fundit me 1 pikë në Grupin B, aty ku ishin së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Pothuajse të gjithë lojtarët kanë reaguar pas përfundimit të kësaj aventure, teksa së fundmi diçka të tillë e ka bërë edhe sulmuesi Taulant Seferi.

Ky i fundit shprehet shumë i lumtur që ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024, teksa falenderon në mënyrë të veçantë Tifozat Kuq e Zi.

Reagimi i Taulant Seferit:

“Krenar që jam Shqiptar.

Shum i lumtur që isha pjes e Shqipërisë dhe gjith Shqipëtarëve ne këtë rrugëtim në këtë kompeticion kaq të madh Europian‚ Gjermania 2024‘ Faleminderus pa fund për kët eksperienc kaq të bukur e cila do të mbetet gjith jetën time në zemër. Ëndërr e bër realitet , faleminderit Zoti , familjes dhe gjithë Shqipëtarve anë e mbanë Botës do ju jem mirënjohës pergjithmonê.

Faleminderim i veqant Tifozave Kuq e Zi të cilët jan gjithmon aty për ne për Kombëtaren e të gjithëve Shqipëtarve.

I juaji Taulant Seferi.”



sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare,Taulant Seferi , Euro 2024,kombetarja shqiptare,Taulant Seferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *