Shënon Bernardo Silva dhe hap ndeshjen, Turqia shkakton autogol

Lajme

Përfundon pjesa e parë në Signal Iduna Park. Portugalia po mund Turqinë 2-0 falë golit të Bernardo Silvës dhe autogolit të Akaydin, në një lëvizje thjesht qesharake.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martínez ka kontrolluar ndeshjen ndaj një kundërshtari që është përpjekur të krijojë rrezik në kundërsulm.

21 minuta ka zgjatur qëndresa e Turqisë për ballë Portugalisë, në ndeshjen e pasdites (18:00), luajtur për grupin F. Ka qenë mesfushori sulmues Bernardo Silva, ai që arritur të shënojë golin e parë në portën e skuadrës së Montellës, duke i dhënë ngjyra të tjera ndeshjes.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në minutën e 29-të, Akaydin shkakton autogol dhe dyfishon avantazhin e Portugalisë. Gabimi ishte i pafalshëm dhe qesharak…

Vijimi i ndeshjes bëhet edhe më i vështirë për Turqinë, kjo pasi edhe portieri i luzitanëve Costa është një një ditë të mire.

Me këtë rezultat, Portugalia ngjitet të kuotën e 6 pikëve dhe siguron kalimin e saj në 1/16 të “Euro 2024”, teksa ndiqet nga Turqia me 3 pikë dhe Çekia dhe Gjeorgjia me nga 1 pikë.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *