Lojtari i ri i Juventusit pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën

Lajme

Pasi marrëveshja mes dy klubeve u mbyll javën e kaluar, Tiago Djalo më në fund pritet të zbarkojë në Itali dhe të kompletojë lëvizjen e tij tek Juventusi.

23-vjeçari i cili luan si qendërmbrojtës, do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” nga Lille për shumën e 3-3.5 milionë eurove plus shtesat dhe 10 për qind e shitjes së tij në të ardhmen që i takon klubit francez.

Ai do të nënshkruajë një kontratë për katër vite e gjysmë me “Bianconerët” dhe do të qëndrojë në Turin, pra nuk do largohet në huazim ashtu siç ishte raportuar më parë.

Për shkak të indeksit të likuiditetit, Juventus e kishin të pamundur të kompletonin marrëveshjen për Djalon deri në momentin kur e shitën një lojtar.

Kalimi i Filippo Ranocchias tek Palermo u kompletua këtë javë, duke bërë që transferimi i Djalos të kryhet me sukses.

Siç u raportua nga gazetari Fabrizio Romano, Djalo do të zbarkojë në Turin të dielën, para se t’i nënshtrohet testeve mjekësorë të hënën.

23-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë që nga prilli i vitit të kaluar pas këputjes së ligamentit, por ai tashmë është shumë afër rikuperimit dhe gati për aventurën e re./Telegrafi/



sport,JUVENTUS,tiago djalo , JUVENTUS,tiago djalo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *