Shqipëria do të duelojë me Kroacinë, e vlefshme për sfidën e dytë në grupin B.
Kjo përballje do të luhet në orën 15:00 në “Volkspark” në Hamburg dhe është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre në Euro 2024.
Kuqezinjtë janë të dënuar vetëm për “fitoren”, pasi vetëm 3 pikët do të mbanin “gjallë” shpresat për të kaluar grupin.
Ndërkohë një humbje mund të “shuajë” çdo ëndër të tifozëve. Në fakt me Kroacinë është një sfidë direkt për vendin e 3-të dhe ndaj ka një rëndësi të madhe.
“Djemtë” e Sylvinhos ashtu si në duelin e Italinë edhe ndaj kroatëve nuk cilësohen si favoritë.
Kompanitë e basteve nuk iu japin aspak shanse futbollistëve tanë, teksa një fitore e mundshme e kuqezinjve kuotohet me 7.5.
Fitorja e Kroacisë ka koeficient 1.5, ndërsa në barazimi kuotohet me 4.3.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare