Vinicius Junior dhe Diego Simeone u përfshinë në një debat të nxehtë pas fishkëllimës së fundit në raundin e të 16-tave në Kupën e Mbretit.
Derbi i Madridit gjithmonë është shoqëruar me tension dhe natyrisht, si mund të kishin shkuar gjërat më ndryshe edhe kësaj radhe.
Gjithçka filloi në minutën e 82-të kur Joselu shënoi për të barazuar shifrat në 2-2.
Ende i emocionuar pas het-trikut në El Clasico dhe i ‘rrëmbyer’ nga momenti, braziliani bëri me gishta numrin shtatë drejt bankës rezervë të Atletico Madridit.
Simeones nuk i pëlqeu aspak ky gjest dhe iu drejtua Viniciusit me fjalët: “Shtatë çka? Shko mbyt veten”.
“Qaj më shumë”, ishte përgjigja e sulmuesit të Real Madridit.
Sidoqoftë kjo nuk ishte nata me fat për Los Blancos dhe Atletico Madrid shënoi edhe dy gola të tjerë, për të avancuar në rrethin tjetër.
Teksa dy skuadrat u drejtuan drejt dhomave të zhveshjes, dyshja në fjalë patën një përplasje tjetër, me Simeonen që e quajti brazilianin ‘aktor’. /Telegrafi/
sport,Diego Simeone,Vinicius Junior , Diego Simeone,Vinicius Junior