Ish-futbollisti i njohur, tashmë në rolin e analistit, Micah Richards ka folur së fundmi për Kombëtaren shqiptare.
Richards është ndalur më gjerësisht te njëri prej kuqezinjve të Sylvinhos.
Analisti britanik shprehet se Kristjan Asllani është një ka pikat e forta të Shqipërisë, me Richards që thekson se mesfushori kuqezi është vërtetë shumë i mirë.
“Shqipëria ka një lojtarë në mesfushë, Asllanin. Është lojtar i Interit, një numër “6”. Është ai që i përzien të gjithë bashkë.
Ai është ngjitësi në atë ekip. Nuk jep vetëm pasimet e shkurtra, por ai mund të japë edhe pasime të gjata dhe nuk ka frikë të pasojë topin përpara.
Kështu që mbajeni në vëzhgim Asllanin. Është e vërtetë shumë i mirë në mesfushë. Kam parë klipet e tyre në dy ditët e fundit, ata kanë diçka”, është shprehur Micah Richards.
Kujtojmë që Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë të Euro 2024. Kombëtarja kuqezi do të luajë kundër Italisë më 15 qershor në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, duke filluar nga ora 21:00.
sport,kombetarja shqiptare,kristjan asllani , kombetarja shqiptare,kristjan asllani