Zbulohet data kur pritet Mbappe të prezantohet në Santiago Bernabeu

Lajme

Saga e Kylian Mbappes më në fund ka përfunduar pasi francezi iu bashkua zyrtarisht Real Madridit më 3 qershor.

Pyetja e vetme e madhe tani është se kur do të prezantohet zyrtarisht ylli 25-vjeçar para tifozëve në Santiago Bernabeut?

Relevo duket se tashmë e ka përgjigjen, duke ofruar një datë se kur mund të prezantohet Mbappe në stadiumin e Real Madridit.

Zbulimi madhështor është planifikuar për më 16 korrik, vetëm dy ditë pas finales së Euro 2024.

Arena prej 80,000 vendesh pritet të jetë e mbushur plot.

Imagjinoni sikur Mbappe të fitojë Eurot me Les Bleus. Mund të ketë shumë festime për të.



sport,Kylian Mbappe,la liga,real madrid , Kylian Mbappe,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *