Norvegjia dhe Kosova do të përballen sot në orën 19:00, në stadiumin “Ullevaal” në Oslo, në një ndeshje miqësore.
Tashmë që dihen formacionet zyrtare, Norvegjia vendase do të luajë me yje si Martin Odegaard dhe Erling Haaland nga minuta e parë.
Sipas Transfermarkt, ekipi i sotëm i Norvegjisë kushton 489 milionë euro, ku më shumë se gjysma e këtyre parave, është vlera e dy yjeve kryesor.
Sulmuesi i Man Cityt ka vlerë prej 180 milionë euro, ndërsa mesfushori i Arsenalit, llogaritet diku rreth 110 milionë euro.
Norvegjia ka edhe lojtarë të tjerë që vlejnë shumë, sikurse që janë emrat Oscar Bobb (Man City), me vlerë 25 milionë euro, Julian Ryerson (Borussia Dortmund) me vlerë 20 milionë euro dhe Sander Berge (Burnley) me vlerë 20 milionë euro.
Sa i përketë Kosovë, vlera aktuale e ekipit është 95 milionë euro, me lojtarin më të vlefshëm, Edon Zhegrovën që kushton 25 milionë euro.
Pas tij vijnë Vedat Muriqi (15 milionë euro) dhe Amir Rrahmani (15 milionë euro).
sport,perfaqesuesja e kosoves , perfaqesuesja e kosoves