Man Utd konfirmon largimin e tre lojtarëve dhe bisedimet me disa tjerë për kontrata të reja

Lajme

Klubi anglez, Manchester United ka publikuar listën e lojtarëve të larguar tani që sezoni 2023/24 ka përfunduar dhe ka treguar se po bisedon me disa tjerë për rinovimin e kontratave.

Sezoni 2023/24 ka qenë thuajse i dështuar për Djajtë e Kuq, të cilët duan ta rinovojnë ekipin për sezonin e ri, pasi duan të jenë konkurrues për pozitat e para dhe për trofe.

Kështu, klubi i madh anglez, në vazhdën e ndryshimeve, ka konfirmuar zyrtarisht se Raphael Varane, Brandon Williams dhe Anthony Martial janë larguar nga klubi.

Ndërkohë, Unitedi ka shtuar se “diskutimet mbeten të hapura” me Jonny Evans dhe Tom Heaton për rinovimin e kontratës, ndërsa Omari Forsonit “i është ofruar zyrtarisht një marrëveshje e re”.

Lojtari i dalë nga akademia, Charlie McNeill po largohet gjithashtu, por Djajtë e Kuq çuditërisht po flasin me Shola Shoretirin për një kontratë të re në klub.

Ndryshe, drejtuesit e Djajve të Kuq ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë edhe në sezonin e ri me trajnerin Erik ten Hag apo do të emërojnë ndonjë emër. /Telegrafi/



sport,Manchester United,Premier League , Manchester United,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *