Shqipëria kalon me sukses testin e parë miqësor.
Kuqezinjtë mposhtën Lihtenshtejnin në Hungari me rezultatin e pastër 3-0.
Pas ndeshjes foli Sylvinho. Trajneri brazilian u shpreh optimist për paraqitjen e lojtarëve, teksa la të kuptohet se ndaj Azerbajxhanit do përdorë lojtarët e tjerë që nuk patën minuta.
“Sigurisht që i morëm përgjigjet, ato janë të karikuar dhe po punojmë gradualisht. Sot bëmë paraqitje dhe punë shumë të mirë.
Të gjithë janë të përgatitur dhe të gatshëm dhe nuk janë vetëm Asani dhe Broja që nuk kanë luajtur. Kishim Ajetin që nuk ka pasur minuta me klubin dhe sot luajti 60 minuta. E shfrytëzuam këtë ndeshje për të parë këto lojtarë.
Ne kemi qenë sot me 2 grupe të ndryshme. Një grup ku përfshihet Gjimshiti, Ramadani, Seferi, Abrashi që për shkak të angazhimeve nuk kanë qenë, ndërsa pjesa tjetër kanë punuar prej 3-4 ditësh dhe mundësi e mirë për t’i parë në aksion”, u shpreh Sylvinho.
The post Sylvinho: Sot i mora përgjigjet, tani pres dhe Azerbajxhanin appeared first on Albeu.com.
sport,kombetarja shqiptare,Sylvinho , kombetarja shqiptare,Sylvinho