Përballen me Shqipërinë, Spalletti motivon lojtarët: E di që keni frikë, por kemi besim te ju

Lajme

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka shfrytëzuar praninë e tij në Coverciano në “Fantastic 5”, një mbledhje e 10-shave të së shkuarës së kombëtares së Italisë.

Spalletti shfrytëzoi rastin për të thënë dy fjalë motivuese për lojtarët e tij para fillimit të Euro 2024, aty ku italianët do të përballen në sfidën hapëse me Shqipërinë.

Prezent në këtë organizim ishin edhe Antognoni, Rivera, Totti, Del Piero dhe Baggio që gjithashtu folën me lojtarët e Italisë në sallën e kuvendit të qendrës teknike federale.

Por, fjala e Spallettit kishte më shumë rëndësi.

“Të gjithë kemi nevojë për legjendat, që të kemi dikë që të imitojmë. Nga prania e tyre këtu kuptojmë lidhjet e tyre me blutë e kombëtares.

Ne duhet të jetojmë sipas historisë, ne kemi besim te ju. Është e vërtetë që mund të ketë pak frikë kur vesh këtë fanellë plot histori, por kemi besim te ju”, tha Spalletti.



sport,Luciano Spalletti , Luciano Spalletti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *