Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e dytë stërvitore, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Kuqezinjtë e Sylvinhos për përgatitet në prag të miqësoreve që do të luajnë përballë Lihtenshejtin më 3 qershor dhe Azerbajxhanit 4 ditë më vonë.
Kjo është stërvitja e fundit e Shqipërisë në Tiranës, pasi të premten e 31 majit, i gjithë ekipi do të zhvendoset në Graz të Austrisë.
Në seancën e sotme stërvitore ka patur vetëm 3 mungesa. Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi nuk ishin pjesë e stërvitjes me ekipin, për shkak se ende nuk janë bashkuar me të grumbulluarit.
Në krahun tjetër, portieri Elhan Kastrati ka qenë i “shtrënguar” nga një gjendje gripale, por megjithatë është stërvitur.
Ndërkaq, trajneri i Kombëtares Sylvinho ka ftuar mesfushorin e Vllaznisë, Rejan Alivodën dhe sulmuesin Apolonisë Erald Maksutin, të cilën janë stërvitur me Kombëtaren A në seancën e sotme stërvitore.
sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare