Sylvinho merr pasaportë shqiptare, bëhet qytetar i Lushnjës së bashku me dy ndihmësit e tij

Lajme

Trajneri i Kombëtares  së Shqipërisë, Sylvinho Mendes është pajisur me pasaportë  shqiptarë, se bashku me dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.

Qytetit të Lushnjes do t’i shtohen tre qytetarë të rinj special, pasi tekniku ‘kuqezi’ dhe ndihmësit e tij janë betuar pikërisht në këtë bashki.

Trajneri do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti.

I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Kujtojmë që në fund të vitit 2023, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho.



lajme,sport,ndihmesit,pasaporte,shqiptare,Sylvinho , ndihmesit,pasaporte,shqiptare,Sylvinho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *