Një raport bombë ka dalur në 24 orët e fundit në Spanjë, ku citohet së një nga ekipet e La Ligas dyshohet se ka trukuar një ndeshje.
Ka qenë ekipi i Rayo Vallecanos që ka hedhur një akuzë kaq të rëndë dhe kanë marrë hapat e nevojshëm duke e denoncuar rastin në organet kompetente.
Siç është raportuar nga mediumi Mundo Deportivo, Rayo ka denoncuar se ndeshja për të cilën ata dyshojnë se ka qenë e trukuar është Sevilla-Cadiz që u zhvillua në mesjavë.
Në këtë ndeshja fituan mysafirët falë një goli të shënuar nga Sergi Guardiola në minutën e 96-të të takimit.
Raporti shton më tutje se natyra e fitores së Cadizit, e cila i ka mbajtur ata në garë për të evituar rënien nga elita, ka ngritur dyshime tek krerët e La Ligas.
Informacioni që është zbuluar është se një agjent i njërit prej lojtarëve ka ndezur alarmin 48 orë para ndeshjes duke treguar se ndeshja që do të zhvillohej në ‘Ramon Sanchez-Pizjuan’ është e trukuar.
Rayo Vallecano është në mesin e ekipeve që po luftojnë për mbijetesë në La Liga, dhe për këtë arsye ata duan të jenë të sigurt se gjithçka ka qenë në rregull dhe për këtë arsye e kanë raportuar rastin në autoritetet relevante. /Telegrafi/
🚨 ¡𝐔́𝐋𝐓𝐈𝐌𝐀 𝐇𝐎𝐑𝐀!
💥 El Rayo ha 𝗗𝗘𝗡𝗨𝗡𝗖𝗜𝗔𝗗𝗢 ante La Liga un amaño en el partido entre el Sevilla y el Cádiz.
‼️ El representante de un futbolista dio la voz de alarma 𝟰𝟴 𝗛𝗢𝗥𝗔𝗦 𝗔𝗡𝗧𝗘𝗦 del encuentro.
ℹ️ @pedro_morata pic.twitter.com/41OWbkrBBr
— Tenías Que Haber Tirado (@TQHTPodcast) May 18, 2024
sport,la liga , la liga