Konfirmohet mungesa e madhe te Man City për dy ndeshjet e fundit të sezonit

Lajme

Ederson nuk do të luajë në dy ndeshjet e fundit të sezonit të Manchester Cityt, pasi portieri brazilian po vuan nga një dëmtim të syrit të djathtë.

Prandaj braziliani do të humbasë ndeshjen e fundit të Ligës Premier të dielën, ku vendoset edhe titulli i kampionit.

Ai po ashtu do të mungojë edhe finalen e FA Cup më 25 maj në Wembley kundër Manchester United, e ku në dy ndeshjet ai do të zëvendësohet nga Stefan Ortega.

Portieri Ortega bëri mrekulli të martën në Londër kundër Tottenhamit (2-0) pasi hyri në fushë pas dëmtimit të Ederson, kur ky i fundit u përplas me lojtarin e Spurs, Cristian Romeron.

Ortega bëri një pritje të madhe ndaj Son Heung-min në minutat e fundit, që nga shumë njohës po llogaritet si pritja e titullit. /Telegrafi/



sport,ederson,Manchester City,Premier League , ederson,Manchester City,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *