Gjilani ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Fatjon Bunjakut.
Mesfushori ishte pjesë e Lirisë së fundmi, por që u larguar nga ta për t’u bërë pjesë e klubit gjilanas.
Përmes një video në Facebook, Gjilani bëri të ditur se Bunjaku është pjesë e tyre edhe zyrtarisht.
Lojtari ka marrë numrin tetë në fanellë, derisa është një prezantim i bukur nga Gjilani. /Telegrafi/
sport,fatjon bunjaku,gjilani , fatjon bunjaku,gjilani