Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj, nuk do të zhvillojë ndeshjen, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku boksieri Sherifdin Laval, ka humbur jetën.
Ai nuk ka mundur t’u bëjë ballë goditjeve të marra dhe ka ndërruar jetë në ring. Laval, ishte ndër boksierët e parë që kishte për t’u ndeshur në spektaklin e Londrës, ku më vonë ishte i planifikuar edhe ndeshja e boksierit shqiptar Amarildo Bakaj.
Për shkak të kësaj tragjedie, është ndërprerë i gjithë eventi i boksit. Laval po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë.
Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.
lajme,sport,boksieri,humb,jetën,ring,Sherifdin Laval , boksieri,humb,jetën,ring,Sherifdin Laval