Bayern Munich mposht me lehtësi Wolfsburgun në ‘Allianz Stadium’

Lajme

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Wolfsburgut në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit gjerman.

Pjesa e parë i takoi në tërësi bavarezëve të cilët e dominuan atë gjatë tërë kohës ku dhe arritën që të shënojnë dy gola.

Golin e epërsisë Bayernit ia dha i riu Lovro Zvoranek i cili në minutën e katërt shënoi për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Alphonso Davies.

Në minutën e 13-të Bayerni dyfishoi rezultatin, kësaj radhe përmes Leon Goretzkas i cili shënoi një gol të bukur për 2-0 pas asistimit nga Thomas Muller.

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës dhe Tuchel pati luksin për të bërë disa ndryshime në formacion duke marrë parasysh epërsinë e krijuar dhe faktin që kampionati tashmë ka përfunduar sa i përket kampionit.

Vendin e Neuerit në pjesën e dytë e zuri Daniel Peretz, ndërsa disa minuta tekniku gjerman ia garantoi edhe të riut Matteo Perez Vinlof.

Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 72 pikëve, ndërsa javën e ardhshme do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Hoffenheimit në udhëtim. /Telegrafi/



sport,Bayern Munich,Bundesliga,wolfsburg , Bayern Munich,Bundesliga,wolfsburg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *