Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur, ai donte ta mbronte Messin

Lajme

Pep Guardiola dikur kishte shitur dy yje të Barcelonës pasi ata u shfaqën në stërvitje të dehur, në përpjekje për të mbrojtur Lionel Messin.

Dalja e Messit në skenë dhe paraqitjet e tij të para për Barcelonën jo vetëm që u bënë një katalizator për suksesin e Barcelonës, por gjithashtu shkaktuan një ndryshim të kulturës edhe jashtë klubit.

Në të vërtetë, ish-lojtari i Barcelonës, Alexander Hleb, një herë kishte thënë se Ronaldinho dhe Deco ishin dy problematikët e Barcelonës.

“Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse Ronaldinho dhe Deco u shitën në vitin 2008, ata kishin frikën se do ta dëmtonin Lionel Messin”, kishte thënë Hleb.

Deco dhe Ronaldinho që të dy kishin shkëlqyer me paraqitjet e tyre për Barcelonën, me portugezin i cili pati 161 paraqitje aty ku shënoi 20 gola dhe asistoi 45 të tjerë.

Ronaldinho në ndërkohë, fitoi Topin e Artë dhe shënoi 94 gola duke dhuruar gjithashtu edhe 71 asistime gjatë periudhës së tij ikonike tek blaugranasit.

Hleb në anën tjetër ka shpjeguar se ai nuk deshi asnjëherë që të bëhet pjesë e Barcelonës, aty ku bëri 36 paraqitje gjatë katër viteve sa ishte pjesë e klubit.

Ai tha se dëshira e tij në të vërtetë ishte që t’i bashkohej Bayern Munichut.

“Fillimisht nuk doja që të shkoja tek Barcelona. Unë doja që të shkoja tek Bayerni ose të qëndroja tek Arsenali, por agjentët e mi më thanë se Guardiola ishte ai që ka telefonuar”, është shprehur Hleb./Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga , BARCELONA,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *