Akhmat Grozny ka regjistruar fitore ndaj Krylya Sovetov, në kuadër të javës së 28-të në Premierligën e Rusisë.
Akhmat Grozny triumfoi në udhëtim me rezultatin e pastër 0:2.
Bernard Berisha kontribuoi me një asistim edhe një gol në fitoren e skuadrës së tij.
Reprezentuesi i Kosovës fillimisht asistoi te goli i Mohamed Konata (45+1′), e më pas shënoi në minutën e 62-të për të vulosur fitoren e Akhmat Groznyt.
Berisha tani numëron tre gola dhe gjashtë asistime në elitën e futbollit rus.
Akhmat Grozny pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.
sport,bernard berisha , bernard berisha