Bayer Leverkusen është në finalen e Ligës së Evropës, duke u hakmarrë ndaj Romës për eliminimin e vitit të kaluar.
“Aspirinat” e kanë quar rekordin në plot 49 ndeshje pa humbje, rekord historik ky në gjithë historinë e kampionateve elitare.
Xabi Alonso shijon momentin magjik dhe kualifikimin e Bayer Leverkusen të tij në një finale të madhe.
“E imagjinoja, që ndeshja me Romën ishte e vështirë. Ishin në disavantazh të dy golave për shkak të dy episodeve, por nuk duhet harruar se sa kemi krijuar dhe më pëlqeu reagimi i skuadrës”.
“Vitin e kaluar ishim pranë finales, tani e siguruam. Në finale do të takojmë sërish një skuadër italiane, Atalantan. Gasperini e drejton prej shumë vitesh dhe është një skuadër e fortë, do të jetë diçka e bukur t’i sfidojmë”, ka thënë Alonso.
sport,Bayer Leverkusen,Bundesliga,Xabi Alonso , Bayer Leverkusen,Bundesliga,Xabi Alonso