Mirlind Daku i siguron një pikë Rubin Kazanit përballë CSKA Moskës, merr çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’

Lajme

Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën e futbollit rus dhe përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Në këtë takim për 90 minuta u paraqit sulmuesi shqiptar Mirlind Daku i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij në fushë.

Daku shënoi në minutën e 92-të të takimit për t’i fituar një pikë të vlefshme Rubin Kazanit në këtë takim.

Ky ishte goli i tetë i Dakut në 25 ndeshje të luajtura në Superligën e Rusisë teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë ndeshje, Daku u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore.

Për 90 minuta sulmuesi shtatgjatë pati gjashtë goditje në drejtim të portës, katër duele të fituara dhe dy driblime të kompletuara.

Daku do të shpresojë që këtë formë pozitive ta vazhdojë edhe javën e ardhshme ku Rubin Kazani do të jetë nikoqir i Rostovit.



sport,Mirlind Daku,rubin kazan , Mirlind Daku,rubin kazan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *