Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Arijanet Muric kanë përfunduar në formacionin më të mirë të muajit në top pesë ligat evropiane.
Muaji prill ka qenë muaj pozitiv për shumë yje të Kosovës, por dy në veçanti kanë shkëlqyer me ekipet e tyre duke i sjell edhe rezultate pozitive.
Sulmuesi anësor Rashani dhe portieri Muric kanë qenë dy nga më të dalluarit e Dardanëve.
Paraqitjet e mira me Clermont në Ligue 1 dhe Burnley në Ligën Premier kanë bërë që dyshja e Dardanëve të përfundoj në formacionin më të mirë të muajit prill.
Është faqja e specializuar e statistikave SofaScore, e cila ka publikuar formacionin e muajit, ku pjesë e tij janë Rashani me notë 8.13 dhe Muric me notë 7.66.
Bruno Fernandes është lojtari më notën më të lartë në foramcion 8.75, ndërsa pas tij vijnë Kevin de Bruyne me 8.6, Cole Palmer me 8.5, Hakan Calhanoglu me 8.08 dhe Louis Openda me notë 8.
Në formacion gjenden edhe Achraf Hakimi (7.83), Andy Robertson (7.68) dhe Sergio Ramos dhe Martinez Quarta me notë të njëjtë 7.53. /Telegrafi/
sport,Aro Muric,Elbasan Rashani,kombetarja e kosoves , Aro Muric,Elbasan Rashani,kombetarja e kosoves