Nuk arritën te Jasir Asani, klubi i La Ligas bën gati ofertën për Myrto Uzunin

Lajme

Sipas të gjitha gjasave, Myrto Uzuni do të mbetet në LaLiga sezonin tjetër. Granada është thuajse e rënë teksa pritet vetëm ‘matematika’ për të mbyllur llogaritë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar një sezon pozitiv deri më tani duke shënuar 11 gola në elitën spanjolle, më shumë se yje si Rodrygo apo Ferran Torres.

Shifra këto që e kanë vënë në qendër të vëmendjes në treg për skuadrat me profil të ulët në LaLiga.

Las Palmas është klubi i cili është gati të bëjë ofertën zyrtare për beratasin. ‘Canarie-t’ ishin të interesuar më parë edhe për Jasir Asanin, ndërsa në të kaluarën kanë patur në organikë edhe Armando Sadikun.

Këtë vit kanë siguruar mbijetesën në LaLiga dhe kërkojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri.



sport,kombetarja shqiptare,la liga,Las Palmas,Myrto Uzuni , kombetarja shqiptare,la liga,Las Palmas,Myrto Uzuni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *