Myrto Uzuni është në kuotën e 11 golave te rënditja e golashënuesve në LaLiga. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas Rodrygon e Real Madrid, që numëron 10 gola të shënuar gjatë këtij sezoni.
Më poshtë ndodhet një tjetër sulmues i Real Madrid, që është preferuar si zëvendesëues. Bëhet fjalë për Joselun që është në kuotën e 8 golave.
Granada ku aktivizohet Uzuni është drejt rënies nga LaLiga. Kjo nuk e ka ndaluar Uzuni që të spikasë në ekip, teksa kujtojmë se në ligën e dytë spanjolle ishte lojtari që spikati më shumë sezonin e kaluar.
Uzuni mund të shihet si e vetmja gjë pozitive te Granada. Klubi spanjoll pritet të fitojë të ardhura të konsiderueshme, nëse vendos ta shesë kartonin e tij në merkaton e verës.
sport,granada,la liga,Myrto Uzuni , granada,la liga,Myrto Uzuni