Duket se debati për golin e papranuar të Lamine Yamal në El Clasico do të zgjasë me vite, ndoshta edhe me dekada.
Talenti spanjoll goditi me finesë në drejtim të portës së Real Madridit, ndërsa Andriy Lunin bëri një pritje, që shumëkush mund ta konsiderojë si të vonuar, por ka edhe prej atyre që thonë se topi nuk e kishte kaluar vijën e portë.
Sipas Diario OK, edhe nëse Yamal do të kishte shënuar gol, ai nuk do të duhej pranuar.
Kjo për shkak se Pau Cubarsi ishte në rrezen e portierit Lunin, duke mos e lejuar të veprojë lirshëm në zonën e tij.
E gjithë situata do të ishte mënjanuar lehtë, nëse gjyqtarët nuk do të ishin në presion të lartë tek goditja e Yamal, por të shikonin në këndin tjetër.
Cubarsi qëndron përpara Lunin, duke mos e lejuar ukrainasin të ketë rreze të hapur, andaj edhe do mund të konsiderohej si pozicion jashtë loje. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,la liga,lamine yamal,real madrid , BARCELONA,la liga,lamine yamal,real madrid