Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Lajme

Televizioni i Real Madridi ka vazhduar me goditje të gjyqtarëve në La Liga, tani është i fundit nga El Clasico.

Përkundër se fituan 3-2 përballë Barcelonës, duke shkuar në 11 pikë diferencë, mediumi i Los Blancos nuk është i kënaqur.

Kanali i tyre zyrtar televiziv ka goditur ashpër gjyqtarët e El Clasicos, duke këmbëngulur se goli i parë i Barcelonës nuk duhej të qëndronte.

Ata pretendojnë se Andreas Christensen ka fauluar Toni Kroos përpara se ta dërgonte topin në rrjetë.

Mbrojtësi danez vë dy duart mbi supet e mesfushorit gjerman, duke arritur të shënojë me kokë për rezultatin 1-0, ndërsa gjyqtari dhe VAR-i as që e rishikuan.

Por, Real Madridt TV e konsideron atë si një ndërhyrje të palejueshme dhe do duhet të referohej për faull në sulm. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga,real madrid , BARCELONA,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *