Manchester United dhe Coventry kanë barazuar me rezultat 3-3 në kohën e rregullt në gjysmëfinalen e FA Cup që po zhvillohet në ‘Wembley’.
Djajtë e kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët me Marcus Rashford, por pa sukses.
Në minutën e 23-të, Man Utd zhbllokoi sfidën duke shënuar me Scott McTominay, që gjeti rrjetën pas asistimit të Diogo Dalot për 1-0.
Pas golit u hap ndeshja dhe kishte raste nga të dyja palët, por golin e dytë e shënuan sërish Djajtë e Kuq.
Ishte Harry Maguire që gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd shtoi epërsinë në 3-0 me golin e Bruno Fernandes.
Me këtë rezultat u mendua që Djajtë e Kuq vetëm se kishin siguruar fitore, por që nuk doli ashtu, pasi që Coventry u lëshua në sulm.
Ellis Simms hapi ndeshjen me një gol në minutën e 71-të për 3-1.
Nuk vonoi shumë dhe Coventry sërish arriti të shënojë, kësaj radhe me Callum O’Hare për 3-2.
Minutat e fundit, skuadra e nivelit të dytë të futbollit anglez filloi golin e barazimit.
Coventry fitoi penalti në kohën shtesë dhe Haji Wright ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-3.
Skuadrat nuk arritën të shënonin në minutat e mbetur dhe ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/
sport,coventry,Manchester United,Premier League , coventry,Manchester United,Premier League