Real Madridi ka vendosur se cilin lojtar të Manchester Cityt duan ta transferojnë këtë verë pasi i eliminuan ata nga Liga e Kampionëve.
‘Los Blancos’ mposhtën ‘Qytetarët’ në penallti pas dy ndeshjeve dramatike që bënë që ndeshja të përfundonte me rezultat 4-4.
Gjiganti spanjoll është lidhur që një kohë me disa nga yjet e Man Cityt, dhe sipas një raportimi të fundit nga The Daily Star, ata tashmë janë të interesuar për Bernardo Silvën.
Reprezentuesi portugez ka tërhequr interesimin e disa nga klubet e mëdha evropiane për shkak të klauzolës së tij prej 50 milionë eurosh.
Së bashku me Real Madridin, edhe Barcelona, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Arsenali janë duke e monitoruar gjithashtu situatën e tij.
Sidoqoftë, raporti shton se në rast largimi nga Anglia, destinacioni i tij i preferuar për të vazhduar karrierën do të ishte Spanja.
29-vjeçari është një fytyrë e njohur për Real Madridin dhe Carlo Ancelottin, pasi janë takuar me njëri-tjetrin disa herë gjatë tri viteve të fundit.
Silva u transferua në Mançester në vitin 2017, pasi fitoi titullin në Francë me Monacon, si dhe pasi i udhëhoqi ata në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
sport,la liga,Manchester City,real madrid , la liga,Manchester City,real madrid