Aktualisht merkatoja e Partizanit është ndalur me rikthimin e Xhuliano Skukës dhe transferimin e Redon Ismailit. Së fundmi, drejtori Arbër Abilaliaj u shpreh se po punohet edhe për dy profile të reja lojtarësh, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete dhe të mbyllur. Një nga emrat e përmendur në klubin e kuq është Osman Ndong, i cili është analizuar nga drejtuesit, por ende nuk është finalizuar si operacion.
Sa i përket daljeve, tashmë kjo çështje është thuajse e mbyllur dhe versioni i vetëm mbeten huazimet. Rreth klubit qarkullon lajmi për huazimin e një prej sulmuesve te Teuta, por ende nuk ka asgjë përfundimtare dhe Shehi thotë fjalën e fundit. /balkanweb/
sport,Partizani , Partizani