Joao Cancelo: Disa njerëz dëshirojnë vdekjen e vajzës sime që nuk ka lindur ende

Lajme

Joao Cancelo bëri të ditur për ESPN se ka përjetuar abuzim të ashpër nga tifozët në rrjetet sociale pas paraqitjes së tij në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.

Natyra e komenteve ka kaluar çdo lloj kritike apo irritimi sportiv, duke u transformuar në mesazhe mizore dhe të papranueshme.

“Në Instagram ka njerëz që shkojnë aq larg sa të urojnë vdekjen e vajzës sime të palindur. Ata nuk do të më thonin këto në fytyrë, sepse do të kishim një problem, por në rrjetet sociale ata ndihen të lirë të shkruajnë çfarë të duan”, rrëfeu Cancelo.

Ai theksoi se komentet ishin jo vetëm ofenduese ndaj tij, por edhe ndaj partneres së tij dhe fëmijës së tyre që nuk ka lindur ende.

Cancelo vuri në dukje se pavarësisht që është i njohur si futbollist, ai dhe të tjerët në pozicionin e tij janë njerëz si të gjithë, me ndjenja dhe familje që duhet të marrin parasysh.

Ai i bëri thirrje tifozëve të kritikojnë performancën e tij në fushë, por jo të sulmojnë ashpër ata që janë t’u pranë.

Mbrojtësi portugez u bë objekt i kritikave të ashpra pasi ishte përgjegjës për një gol të lejuar dhe një faull të panevojshëm në zonë që u pasua nga një gol nga pika e penalltisë nga Kylian Mbappe.

Ai është i vetëdijshëm që sporti ndonjëherë sjell zhgënjime, por thekson se ka një linjë që nuk duhet të tejkalohet abuzimi dhe sulmi ndaj një futbollisti jashtë fushës dhe gjithë asaj që i bën njeriu.



sport,BARCELONA,joao cancelo,la liga , BARCELONA,joao cancelo,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *