Skuadra e Lecces ka kryer ditën e sotme seancën e parë stërvitore në prag të sfidës kundër Sassuolos. Në këtë stërvitje nuk ka qenë i pranishëm Ylber Ramadani.
Mesfushori i Kombëtares ka munguar për shkak të problemeve shëndetësore, teksa klubi i Lecces ka dalë me një komunikatë duke shpjeguar gjendjen e futbollistit.
“Lecce komunikon se futbollisti Ylber Ramadani nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme për shkak të një faringiti të mundshëm me temperaturë të lartë, ndaj po i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore”, shkruhej në komunikatën e bërë nga klubi italian.
Kujtojmë që 28-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e Lecces. Në këtë sezon Ramadani ka luajtur 32 ndeshje mes Serie A dhe Coppa Italia, teksa ka shënuar edhe 1 gol.
sport,lecce,serie a,ylber ramadani , lecce,serie a,ylber ramadani