Jude Bellingham vihet në situatë të vështirë para ndeshjes me Man Cityn

Lajme

Duket se të gjithë duan ta shikojnë Jude Bellinghamin në aksion në Ligën e Kampionëve në stadiumin Etihad të mërkurën mbrëma.

Anglezi do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e dytë çerekfinale, hera e parë që ai luan në Angli që nga transferimi i tij i suksesshëm në Real Madrid.

Kjo do të thotë se familja e tij, miqtë dhe pothuajse të gjithë ata që ka takuar ndonjëherë duan të jenë personalisht në stadium.

Madje, 20-vjeçari ka thënë se i është dashur të marrë disa masa drastike për të shmangur disa kërkesa për bileta.

Ai tha për TNT Sports para ndeshjes: “Sinqerisht, më është dashur të fik telefonin tim disa herë dhe të shmangë disa njerëz që nuk doja, por ka shumë familje që vijnë kështu që duhet të jetë një ditë e mirë”.

Ndeshja e parë përfundoi 3-3 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Bellingham iu bashkua Real Madridit në verë nga Borussia Dortmund në një marrëveshje me vlerë fillestare 103 milionë euro. /Telegrafi/



sport,Jude Bellingham,la liga , Jude Bellingham,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *