Nëse Barcelona e shkarkon, Xavi pritet të shkaktojë një situatë të paprecedentë

Lajme

Diario AS raporton se Joan Laporta është duke e menduar shkarkimin e Xavit në fund të sezonit, por që mund të krijohet një situatë befasuese.

Forma e dobët e skuadrës ka bërë që ata të jenë në vendin e katërt në La Liga, ndërsa së fundmi humbën në finalen e Superkupës së Spanjës përballë Real Madridit.

Nëse Xavi nuk arrin të fitojë trofe në fund të sezonit, ai pritet të shkarkohet nga Laporta, ndërsa do të krijohet një situatë e paprecedentë.

Nëse presidenti i Barcelonës vendos të shkarkojë Xavin në fund të sezonit, trajneri spanjoll do të heqë dorë nga paga e mbetur në kontratën e tij dhe do të largohet falas pasi nuk dëshiron t’i krijojë asnjë problem klubit.

Tashmë dihet se Blaugaranasit kanë probleme të mëdha financiare dhe nuk do ta përballonin shkarkimin e Xavit me pagesë.

Andaj, ish-lojtari i tyre do ta lehtësonte këtë procedurë, duke i hapur rrugë trajnerit të ri. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,xavi , BARCELONA,xavi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *