Xavi Hernandez është deklaruar para ndeshjes së dytë me PSG-në në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Barcelonës ka prekur pikë e dobët të skuadrës së tij, që do të tentojnë ta përmirësojnë të martën mbrëma.
“Pezullimi i Sergi Robertos dhe Andreas Christensen? Mungesa e tyre do të jetë e dukshme”, deklaroi Xavi në konferencën e tij për shtyp.
“Do të na duheshin sepse ka momente në lojëra dhe do të thosha se janë humbje të ndjeshme. Mungesa e tyre është e keqe për ne sepse nuk kemi shumë opsione në qendër të fushës”.
“Megjithatë, unë mendoj se çelësi është të jemi një ekip, të gjithë së bashku. Në sulm, në mbrojtje. Mendoj se nëse jemi një ekip, kemi një shans të mirë për të kaluar në gjysmëfinale”, shtoi Xavi.
Roberto dhe Christensen morën kartonin e tretë të verdhë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së në ndeshjen e parë. Prandaj, ata do të humbasin ndeshjen e dytë me pezullim.
Xavi tani lë të kuptohet se do të fillojë Pedri në mesfushë së bashku me Ilkay Gundogan dhe Frenkie de Jong.
“Unë e shoh Pedri të gatshëm për të filluar. Të gjithë ata që thirren janë gati të luajnë 90 minuta. Gjatë pjesës së parë do të flasim për lodhjen ndër të tjera. Pedri do të jetë shumë i rëndësishëm nesër”, vazhdoi Xavi. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,champions league,la liga,PSG,xavi , BARCELONA,champions league,la liga,PSG,xavi