75 mijë euro në arkat e Tiranës, bardheblutë shesin liderin e sulmit

Lajme

Kaina Nunes do të largohet nga Tirana gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi do të shitet në Kore te skuadra e Chungnam Asan FC.

Sipas “Supersport” bëhet me dije se kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me skuadrën koreane për shitjen e 26-vjeçarit, me bardheblutë që do të mbushin arkat nga kjo shitje.

Nga ky operacion, Tirana pritet të përfitojë 75 mijë euro. Kujtojmë se braziliani ka luajtur në Shqipëri me Vllazninë, Kastriotin dhe Besën e Kavajës. Në këtë sezon ka shënuar 4 gola në 16 ndeshje. /newsport.al/



sport,kaina nunes,tirana , kaina nunes,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *