Tifozët e Arsenalit nuk e harrojnë asnjëherë Granit Xhakën për kontributin që ai e kishte dhënë në “Emirates Stadium”.
E tash, derisa yllit kosovar po i ecin punët mjaft mirë tek Bayer Leverkuseni, me të cilin është lider në Bundesligë dhe shumë afër titullit të kampionit, tifozët e “Gunners” e shfrytëzuan këtë fakt për ta ngacmuar Harry Kanen, shkruan “Gazeta Express”.
Mbrëmë, derisa ish-sulmuesi i Tottenhamit, rival i përbetuar me “Topçinjtë”, ishte duke dhënë intervistë pas ndeshjes Arsenal – Bayern Munich, tifozët e klubit londinez i kënduan me thumbim atij.
Kane u bë pjesë e gjigantit bavarez në verën e kaluar, por, si për ironi të fatit, ka mundësi që edhe këtë sezon ta mbyll pa trofe (veç nëse e fiton Championsin), njëjtë siç i kishte ndodhur gjatë eksperiencës tek Hotspur.
“Granit Xhaka, ai është në krye të ligës suaj”, kanë kënduar disa tifozë anglezë në drejtim të Kanet.
Arsenali dhe Bayerni barazuan 2:2 në Londër në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa përfaqësuesi anglez e shënoi njërin nga dy golat e gjigantit bavarez.
@thefootballaddicts #granitxhaka #harrykane #arsenal #bayernmunich #foryoupage ♬ original sound – thefootballaddicts
sport,arsenal,Bayern Munich,champions league,Granit Xhaka , arsenal,Bayern Munich,champions league,Granit Xhaka