Barcelona tashmë ka gjetur një rrugë për të fituar para, të cilat do mund të shpenzoheshin për të bërë transferime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raporton Diario Sport, klubi blaugranas ka bërë gati dokumentet për të shitur 49 për qind të aksioneve të Barca Studios.
Ka një levë ekonomike të cilën Barcelona ende nuk kanë pasur mundësi që ta aktivizojë. Kushti që është vendosur nga katalanasit është që blerësi duhet të bëjë një ofertë në vlerë prej të paktën 50 milionë euro.
Në ndërkohë, kostoja totale e shitjes së aksioneve në total pritet të jetë rreth 200 milionë euro, por që me shumë mundësi nuk do të paguhet e tëra menjëherë.
Xavi dhe Deco së fundmi kanë përjashtuar mundësinë e blerjes së ndonjë lojtari gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë në rast se Barcelona e kompleton shitjen e këtyre aksioneve shpejtë. Të paktën, do të krijohej mundësia që ata të transferojnë dikë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Një ndër lojtarët më të përfolur për kalim tek Barcelona, ishte kapiteni i Gironas, Aleix Garcia, dhe profili i tij i ka bërë shumë përshtypje Xavit, i cili ka kërkuar blerjen e tij në rast se krijohen mundësitë financiare. /Telegrafi/
sport,BARCELONA , BARCELONA