Gazzetta dello Sport: Edon Zhegrova në radarin e gjigantit italian

Lajme

Gjigantët e Serie A, Juventus tashmë po planifikojnë për afatin kalimtar të verës dhe një emër i ri në listën e tyre të ngushtë është ylli i Lille, Edon Zhegrova.

Bianconerët mund të humbasin Federico Chiesa dhe Filip Kostic këtë verë dhe janë lidhur fort me Mason Greenwood të Manchester United.

La Gazzetta dello Sport thekson se përveç Greenwood, Juve po shikon një tjetër opsion dhe ai është Zhegrova i Lille, i cili ka impresionuar në skuadrën e Ligue 1 këtë sezon.

Drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli tashmë kanë biseduar për Greenwood, por mbetet për t’u parë nëse Zhegrova është një alternativë për anglezin, apo do të kërkohen të dy.

Ylli i Kosovës ka kontribuar në 10 gola në Ligue 1, duke shënuar pesë herë dhe asistime po aq herë gjithashtu.

Marrëdhënia e Juves me Lille është e shkëlqyer dhe ku vetëm në vitin e fundit kanë afruar Tiago Djalon dhe Timothy Weah. /Telegrafi/



sport,edon zhegrova,serie a , edon zhegrova,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *