Nuk ka dyshim se një nga heronjtë e pa-kënduar të Real Madrid këtë sezon ka qenë Brahim Diaz.
24-vjeçari, i cili u ribashkua verën e kaluar pas një huazimi tre-vjeçar në Milan, ka qenë shumë më i mirë nga sa prisnin shumë njerëz dhe ai është rritur kur u thirr nga trajneri Carlo Ancelotti.
Brahim është përdorur si mesfushor sulmues dhe sulmues këtë sezon, duke zëvendësuar në raste të ndryshme Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes.
Në total, ylli maroken ka shënuar nëntë gola gjatë gjithë sezonit, ndërsa loja e tij e përgjithshme ka qenë po aq mbresëlënëse.
Si i tillë, Real Madridi nuk dëshiron ta shesë atë, megjithëse janë të gatshëm të negociojnë nëse situata ndryshon.
Sipas gazetës Sport, është vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh, megjithëse ka gjasa që kjo të kërkohet vetëm nëse vetë Brahim dëshiron të largohet.
Është e vërtetë që Brahim nuk është një titullar i garantuar në Real Madrid dhe rëndësia e tij mund të bjerë sezonin e ardhshëm kur të mbërrijnë Kylian Mbappe dhe Endrick Felipe.
Ai nuk do të dëshirojë të jetë lojtar i stolit vazhdimisht, kështu që ka një shans të vogël që ai të largohet, megjithëse duket e pamundur në këtë fazë. /Telegrafi/
sport,Brahim Diaz,la liga,real madrid , Brahim Diaz,la liga,real madrid