Pasi u njoftua të hënën se mbrojtësi i majtë Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë këtë verë, tani duket se dihet se ku do të shkojë.
Sipas gazetës katalunase Sport, klubi i ri i Alonso do të jetë Atletico Madrid.
Me këtë transferim, Alonso do të bëhej vetëm lojtari i tretë në histori që luan për të tre klubet nga ‘treshja e madhe’, që përbëhet nga Reali, Barcelona dhe Atletico.
Së bashku me Alonson këtë e arritën vetëm Miguel Soler dhe Bernd Schuster në të kaluarën.
Alonso u rrit në Real Madrid dhe luajti një ndeshje për ekipin e parë, pas së cilës luajti për Bolton, Sunderland, Fiorentina dhe Chelsea.
Ai mbërriti në Barcelonë nga Chelsea dy vjet më parë si lojtar i lirë, por pa arritur të bind dhe të fitojë fanellën e titullarit apo rezervistit të rregullt.
Këtë sezon ai është kaloi vetëm 299 minuta në fushë. Në total, mbrojtësi 33-vjeçar luajti 44 ndeshje për Barcelonën, e fundit në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
sport,la liga,Marcos Alonso , la liga,Marcos Alonso