Huazimi në “Craven Cottage” nuk po shkon mirë për Armando Brojën.
Për sulmuesin shqiptar nuk ka sërish vend në listën e lojtarëve të Marco Silva-s.
Për të tretën ndeshje radhazi lojtari 22-vjeçar do ta shohë ndeshjen nga shtëpia.
Trajneri i Fulham-it e ka lënë Brojën jashtë listës së futbollistëve që do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme kundër Nottingham Forestit.
Përballja do të luhet duke nisur nga ora 20:30.
Two changes down the right-hand side for us going into #NFOFUL. pic.twitter.com/xsq6JXkbi5
— Fulham Football Club (@FulhamFC) April 2, 2024
sport,Armando Broja,Fulham,Premier League , Armando Broja,Fulham,Premier League