Barcelona do që t’i nënshtrohet një rinovimi të madh të ekipit pas përfundimit të sezonit aktual, ku pritet të ketë disa largime por edhe prurje të reja.
Një lojtar i cili tashmë është konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit është spanjolli Marcos Alonso.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano i cili përmes rrjeteve të tij sociale njoftoi se 33-vjeçari do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit.
“Kam kuptuar se Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit aktual. Respekt i madh mes klubit dhe lojtarit, por ai po largohet në qershor, vendimi është marrë”, ka shkruar Fabrizio.
“Sergio Roberto mund të largohet gjithashtu si lojtar i lirë por vendimi final do të varet edhe nga e ardhmja e Xavit”, shtoi Romano.
Alonso ishte bërë pjesë e Barcelonës në shtator të vitit 2022 si lojtar i lirë, pas një aventure në Angli me Chelsean.
Këtë sezon ai është përballur me lëndime të shumta kur për pasojë ka arritur që të luajë vetëm në shtatë ndeshje. /Telegrafi/
🚨🔵🔴 Understand Marcos Alonso will leave Barcelona as free agent at the end of the current season.
Massive respect between club and player but he’s leaving in June, decision made.
🇪🇸 Sergi Roberto could also leave for free but final decision will also depend on Xavi’s future. pic.twitter.com/Ec6b7bZAWP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2024
sport,BARCELONA,la liga,Marcos Alonso , BARCELONA,la liga,Marcos Alonso