Borussia Dortmund ka fituar derbin e futbollit gjerman ndaj Bayern Munich me rezultat 0-2 në ‘Allianz Arena’.
Vetëm pas 10 minutave lojë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi me golin e Karim Adeyemit.
Sulmuesi gjerman u shërbye mirë nga Julian Brandt dhe pasi doli përballë Uleriech realizoi me lehtësi për 0-1.
Përkundër rasteve të shumta të krijuara nga Bayern, 45 minutat e para të kësaj ndeshje i takuan mysafirëve që shkuan në pushim me epërsi minimale.
Edhe në pjesën e dytë, Bavarezët ishin ata që kishin më shumë raste duke tentuar të shënonin me Harry Kane, Jamal Musiala apo Leroy Sane, por pa sukses.
E shtatë minuta para fundit të ndeshjes, norvegjezi Ryerson realizoi për 0-2 pas një asistimi të bukur nga Sebastian Haller.
Harry Kane realizoi për Bayernin disa minuta më vonë, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Deri në fund më nuk pati raste dhe Dortmund mori fitore përballë Bayern Munich pas 11 ndeshjeve.
Me këto tre pikë, Dortmund zënë vendin e katërt në tabelë me 53 pikë, derisa Bayerni mbetet në vendin e dytë me 60 sosh, plot 13 më pak se lideri Bayer Leverkusen. /Telegrafi/
sport,Bayern Munich,Borussia Dortmund,Bundesliga , Bayern Munich,Borussia Dortmund,Bundesliga