Edhe pak muaj na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian.
Shqipëria në ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë pësoi humbje.
Si pasojë e këtyre dy humbjeve, kur FIFA të përditësojë në javën e ardhshme renditjen e saj, Shqipëria do të ketë rënë përsëri me dy vende të tjera në klasifikim, nga i 64-t, në vendin e 66-të, duke vazhduar një trend aspak pozitiv.
Kjo renditje sheh Shqipërinë të 30-tën mes ekipeve evropiane në këtë klasifikim.
Shqipëria do të shkojë në Euro 2024, duke ditur se ka përballë një detyrë shumë të vështirë, pasi të tre rivalët e saj në grupo janë mes 10 ekipeve më të mira në renditjen e FIFA-s.
Spanja është në vendin e 8, Italia në vendin e 9 dhe Kroacia në vendin e 10 në renditjen botërore, e cila udhëhiqet nga Argjentina që ndiqet nga Franca. Belgjika dhe Anglia.
sport,Euro 2024,kombetarja shqiptare , Euro 2024,kombetarja shqiptare