Italia dhe Shqipëria janë të pandara me sa duket në rrugëtimin në EURO 2024. Vendet fqinje që ndahen gjeografikisht nga deti Adriatik dhe Jon, do të ndahen nga vetëm pak kilometra në Gjermani në përgatitjet e kombëtareve në pjesëmarrjen në turne, ku janë rivale direkte.
Shqipëria është vendosur në një nga rrethinat e Dortmundit, në Kaizerau dhe ka finalizuar marrëveshjen me hotelet dhe terrenet stërvitore atje që prej muajit dhjetor. Sot, ka ardhur edhe njoftimi nga Federata Italiane e Futbollit sa i përket qendrës së saj në Gjermani gjatë Europianit, duke u pozicionuar vetëm 30 kilometra larg bazës së kuqezinjve.
Edhe të kaltrit janë vendosur në një nga rrethinat e Dortmundit, në Iserlohn, ku do të qëndrojnë gjatë ditëve të pjesëmarrjes së turneut. “Fqinjë” edhe në Gjermani, po ku në një ditë, atë të 15 qershorit, fqinjësia e mirë do të kalojë në plan të dytë për 90 minutat e ndeshjes mes dy skuadrave në Grupin B të Euro 2024.
sport,Euro 2024,Itali,Shqiperi , Euro 2024,Itali,Shqiperi